BERAT- Të tjera detaje dalin në dritë nga operacioni që u zhvillua ditën e sotme në Berat dhe Skrapar, ku u sekuestruan afro 2 ton drogë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se në banesën e parë u gjet një kamionçinë e ngarkuar plot me thasë me lëndë narkotike, ndërsa në të dytën u sekuestruan 50 thasë me lëndë narkotike. Sakaq, të njëjtën burime pohuan se në banesën e tretë u gjetën dhe sekuestruan rreth 15 kg lëndë narkotike. Policia bëri të ditur ndër të tjera se në rrugën nacionale Skrapar-Bogovë u gjetën rreth 133 thasë me lende narkotike.
18236044_286400415119135_187561658_o
Ndërkaq, 6 persona janë shoqëruar në polici si të lidhur me lëndën narkotike, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: