Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, i cili fatmirësisht nuk u realizua. Ngjarja ndodhi të enjten e kaluar, më 22 tetor përballë stadiumit “Dinamo” në hyrjen e pallatit ku banon.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se 4 personat e arrestuar për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit me inicialet A.Dh., nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje edhe pse prokuroria e ka të dokumentuar me prova filmike.

Sipas burimeve janë me dhjetra ore pamje të kamerva të sigurisë që janë sekuestruar dhe nga këqyrja e të cilave do te përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit. Ndërkohë që prokuroria do të kërkojë ‘arrest me burg’ për ta.

MOMENTI KUR AUTORET TENTOJNE TE REALIZOJNE ATENTATIN

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: