LEZHË

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona për ngjarjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë të specializuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka ka mësuar se i plagosuri po qëndronte në një lokal, kur disa minuta më vonë një  person i është afruar lokalit dhe ka qëlluar në drejtim të këmbëve të 35-vjeçarit. Personi me inicialet R.K  i tha policisë se nuk kam konflikte me njeri dhe se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte atentatori.

“Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë,  është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në  spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb