Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e  Marklen Hakaj në hyrje të Niklës.

Gazetari Igli Çelmeta tha se autorët në atentat kanë përdorur një automjet të tipit “Audi A7”, i cili është kapur nga disa kamera të bizneseve të zonës.

“Audi A7” është afruar paralel me makinën e Marklen Hakës, dhe njëri nga personat ka qëlluar me armë nga xhami i makinës.

Marklen Haka është ndihmuar nga djali i xhaxhait të tij, duke u larguar me makinën tip “Golf” drejt Niklës dhe qëndruar në oborrin e shtëpisë së Flamur Çangut, vëllait të Nazmi Çangut.

Mësohet se Haka është qëlluar me armë, tip automatik MP5 9 milimetërsh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejt të riut është qëlluar 17 herë, pasi janë sekuestruar në vendngjarje 17 gëzhoja.

Pavarësisht breshërisë së armës, fatmirësisht Haka mori vetëm një plagë në pjesën e nofullës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb