Tashmë kanë filluar të zbulohen edhe detajet tjera rreth origjinës dhe asaj se kush e ka drejtuar në të vërtetë revistën satirike që jo rrallë herë publikoi karikatura, të cilat u cilësuan si ofendime të rënda për fenë islame.

Gazeta më e madhe për ekonomi në Holandë, Quote, raporton se Charlie Hebdo nga dhjetori kishte ndërruar pronësi, shkruan Telegrafi. Pjesa më e madhe e aksioneve është blerë nga Baroni, Edouard de Rothschild, një prej shumë trashëgimtarëve të familjes Rothschild.

Rothschild është mbiemri i një prej familjeve më të mëdha hebraike, dhe njëkohësisht më të pasura që i kanë të shtrira bizneset dhe jetojnë në Gjermani. Ata kanë një pasuri të jashtëzakonshme.

Pasuria e tyre llogaritet të jetë shumica trashëgimi ndër kohë, pasi nga shekulli i 18-të ata i kanë themeluar bankat më të fuqishme evropiane.

Edhe sot familja Rothschild mbetet një prej familjeve më me ndikim në Evropë, pasi kanë disa institute investuese financuese, e po ashtu edhe banka të fuqishme në Evropë, transmeton Telegrafi.

Familja Rothschild konsiderohet një prej familjeve më të pasura në botë. Ata pos Charlie Hebdos kanë në pronësi edhe të përditshmen franceze, gazetën “Liberation” që e ka marrë përsipër mbarëvajtjen dhe funksionimin e mëtutjeshëm të Charlie Hebdos.

Redaksia e revistës satirike Charlie Hebdo u godit nga sulme terroriste më 7 janar të këtij viti, ku u vranë 13 persona.

Sulmuesit terroristë u kapën pak ditë më pas nga policia franceze, që u përfshi me një pengmarrje tjetër të ndërlidhur me këtë rast, që ndodhi në një dyqan hebraik.

Sulmet raportohet të kenë ndodhur për shkak se myslimanët janë ndier shumë të fyer nga revista që viteve të fundit publikoi karikatura të profetit Muhamed a.s dhe së fundmi publikuan edhe karikaturën e liderit të ISIS, Al Baghdadi që besohet të ketë nxitur dhe sulmin mbi Charlie Hebdon.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb