Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e djeshëm në Greqi ku u arrestuan 20 persona, mes të cilëve oficerë policie, zyrtarë e avokatë që pajisnin kriminele shqiptare me identitet grek, kryesisht me emra nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Mes personave që janë pajisur me identitet të rremë për t’iu shmangur drejtësisë rezulton një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasjen e një oficeri policie në Shqipëri.

Ai ishte i akuzuar edhe në Greqi për dëshmi të rreme, arratisje nga burgu, mosbindje ndaj policisë, vjedhje, falsifikim dokumentesh, kontrabande, armëmbajtje pa leje, grabitje dhe shkelje te rregullave te emigrimit.

Gjithashtu mësohet se ishte pajisur në Xania me dokumente greke me qëllim shmangien e ekstradimit në Shqipëri.

Po ashtu rezulton i identifikuar një rast tjetër, ai i një shqiptari nga Vlora.

Në 11 janar 2019, Komisariatit i Vironas u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke se disa ditë para datës 31 tetor 2018, shtetasi i cili u arrestua në Holandë gjatë kontrollove për trafik droge.

Gjate daktiloskopimit të tij rezultoi te ishte regjistruar në Gjermani dhe Ceki si shtetasi shqiptar i lindur në 1977 në Vlorë. Gjatë arrestimit në Holandë rezultoi se ai kërkohej në Greqi më urdhër arresti 26.05.2016, urdhër arresti nga Prokuroria Athinë për krijim grupi kriminal trafiku droge.

Ai rezulton edhe sot në kërkim, i dënuar në Athinë me 12 vjet burg dhe 51 mijë euro gjobë për trafik droge.

Disa nga rastet e shqiptareve të pajisur me identitet të rremë që janë zbuluar nga hetimi:

  1. Marius Dhiamandi nga Delvina, me precedent për pranim i produkteve të veprës penale, falsifikim, armëmbajtje pa leje, shkelje të rregullave të emigrimit, grup kriminal për trafik droge, i vrare ne 16.11.2021.
  2. Shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtar në Rusi dhe France për vrasje, pirateri detare, organizate kriminale, pengmarrje.
  3. Shtetas shqiptar që ka vuajtur dënim në Greqi, por kërkohet në Europë për trafik droge. Me precedent për trafik droge dhe falsifikim.
  4. Shtetas shqiptar me precedent për trafik droge, organizate kriminale, bashkëpunim ne lirim të burgosuri, arratisje, falsifikim, i dënuar me 25 vjet burg për goditje me “Kallashnikov” ndaj policisë.
  5. Shtetas shqiptar i kërkuar në Shqipëri me qellim ekstradimi për vrasjen e një oficeri policie dhe me precedent në Greqi për arratisje, droge, kontrabande etj.

Po ashtu janë edhe disa shtetas të tjerë të akuzuar kryesisht për çështje droge.

Gjatë një përgjimi policor, kreu i grupit kriminal te falsifikatorëve merr një telefonate nga një shtetas shqiptar i lindur ne 1984, i cili ishte zotëruar i identitetit … dhe mes te tjerash ne bisede i thotë: “Thuaji, nëse më ka ndodhur dëm tek dokumentet e mia, do ti q… nënën thuaji, siç ta them”.

Foto

(Drejtori i policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello)

Oficere
(Bashkëshortja e drejtorit të policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb