Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri i rënë mbrëmjen e së shtunës në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se zjarri dyshohet se është vendosur nga 26-vjeçari Arben Mici, i cili si pasojë e flakëve ndërroi jetë në spital. Ishte ora 21:00, kur Mici i ka vendosur zjarrin batanijes, m flakët që nisën të shpërndaheshin në të gjithë perimetrin e dhomës, duke çliruar në ajër shumë toksina helmuese.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë vetëvrasje. Dilaver Idrizi dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja janë përpjekur të shuajnë flakët dhe të nxjerrin nga vatra 26-vjeçain prandaj kanë mbetur të lënduar. Kjo është ekspertiza paraprake për zjarrin në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb