KUKËS

Detaje të reja zbulohen nga konflikti me armë në Kukës që mund të kishte shkaktuar dhe viktima.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se zanafilla e konfliktit nisi nga dy fëmijët 10-vjeçarë të dy fqinjëve, dhe më pas e vijuan të rriturit.

Behar Elezi në gjendje të dehur mori armën kallashnikov, dhe në momentin kur është kapur kishte fishek në gojë.

Atij iu hoq arma nga dora ndërsa Elezi reagoi duke u përleshur me zv/drejtorin e Policisë Kukës dhe një oficer, të cilët e neutralizuan.

Gjithsesi Elezi mundi me kallashnikov të dëmtojë makinën e fqinjt R.S, si dhe një tjetër që ishte në lëvizje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb