Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në familje që u shënua këtë pasdite në Divjakë.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se çifti, Herkuan dhe Fëllënxë Rrasa, nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrit dhe se konflikti mes tyre, dyshohet se ka qenë i çastit. Ata kanë qenë prindër të një djali.

Ishte pikërisht ky i fundit që i ka gjetur ata të vdekur dhe ka njoftuar policinë, raporton “BalkanWeb”. Vlen të përmendet se Hekuran Rrasa, për motive të dobëta, ka goditur me armë gjahu të shoqen, e më pas, i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb