Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një burrë plagosi me thikë gruan e tij. Në momentin e konfliktit mësohet se fëmijët ishin nxjerrë jashtë banesës nga çifti.
Por pas ngjarjes ku mbeti e plagosur rëndë 38-vjeçarja në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë.
Pas arratisjes së Aleko Myrtollarit, policia ka shoqëruar në polici vajzën pë të dëshmuar për ngjarjen, ndërsa është vënë në kërkim të autorit.
Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më herët kishin jetuar në Tiranë dhe vetëm një muaj kanë që janë vendosur në Korçë në banesë me qira, ndërkohë bëhet me dije se origjina e tyre është nga fshati Porodinë.
Gjithmonë sipas dëshmive të komshinjve jashtë kamerave, Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si një person që konsumonte alkool.
46-vjeçari shkonte për punë sezonale në Gjermani.
(BalkanWeb)