Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku ndodhi edhe rrëmbimi i Indrit Beqirajt.

Mësohet se Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij G.Beqiraj me motor, një mjet u ka prerë rrugën e janë përplasur dhe motori ka dalë nga rruga,. Dy vëllezërit Beqiri janë rrahur me ata personat e automjetin qe u preu rrugën.

Në  konflikt u përfshinë dhe disa persona të tjerë.

Në konflikt e sipër ata kanë marrë me vete në makinë Indrit Beqiraj dhe janë larguar. Si rezultat reagimit të policisë  këta e kanë lënë  diku në rrugë e kanë ikur.

Sakaq Indrit Beqiraj shkoi në polici bashkë me vëllanë. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb