Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja tragjike e ish-legjendës së basketbollit, Kobe Bryant. Hetuesit e sigurisë thanë të martën se piloti fluturoi përmes reve të mjegullta duke bërë shkelje të dukshme të standardeve federale dhe me gjasë u çorientua pak para se helikopteri të rrëzohej.

“Piloti Ara Zobayan po fluturonte jashtë rregullave të fluturimit, që do të thotë se ai duket se nuk ishte në gjendje të shihte se ku po shkonte”, ka thënë Robert Sumëalt, kryetari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB).

Piloti Zobayan u rrëzua me helikopterin tip “Sikorsky S-76” në kodrat jugore të Kalifornisë, duke vrarë të gjithë në bord. Helikopteri nuk kishte pajisje regjistrimi, të quajtura “kuti e zezë”.

Sakaq, bashkëshortja e Bryant, Vanessa fajësoi pilotin. Ajo dhe të afërmit e viktimave të tjerë gjithashtu fajësuan kompaninë që zotëronte helikopterin.

Kujtojmë se Bryant, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe gjashtë pasagjerë të tjerë po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli për të rinjtë në Akademinë e tij Sportive Mamba në Qarkun Ventura në 26 janar 2020 kur helikopteri hasi mjegull në veri të Los Anxhelos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: