Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e oficerit të policisë së Lezhës, Saimir Hoxha. Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, 21-vjeçari Aldi Rama, pasi ka qëlluar me armë zjarri oficerin Hoxha, është larguar nga vendngjarja me makinën tip “Volswagen”.

Sipas raportimeve, teksa po tentonte të bënte këtë gjë, i riu ka tentuar të përplasë me makinë dy efektivët të tjerë që shoqëronin Hoxhën, të cilët kanë ndërhyrë për ta neutralizuar.

Më pas, mësohet se Rama është larguar rreth 2 km dhe aty më pak ka braktisur mjetin. Dyshohet se 21-vjeçari është futur në një zonë me bimësi të dendur. Sakaq, raportohet se policia ka lokalizuar vendndodhjen e tij dhe po mendohen rrugët se si mund të arrijnë te ai.

Si ndodhi ngjarja:

Mësohet se me urdhër të drejtorit të qarkut një grup oficerësh krimesh shkuan për kontroll territori në ishull Lezhë pas dyshimeve se mund të kishte kultivim lëndësh narkotike. Grupi përbëhej nga oficerë krimesh mes të cilëve ishte dhe nënkomisari Saimir Hoxha. Brenda zonës së mbrojtur në Kune Vain u konstatua mjeti i 21-vjeçarit Aldi Rama. Policia i bëri shenjë të ndalonte dhe oficeri Saimir Hoxha shkoi për të kryer verifikimin e drejtuesit të mjetit, kur ky i fundit qëlloi ndaj oficerit të policisë në një distancë të afërt.
Menjëherë pasi ka qëlluar oficerin, 21-vjeçari është larguar me mjetin e tij. Skena është parë nga kolegët e Saimir Hoxhës të cilët i kanë dhënë të dhënat e targës së mjetit dhe përshkrimin e drejtuesit të saj që bëri të mundur identifikimin në kohë rekord të autorit të ngjarjes.

Aldi Rama ka qenë pasagjer në atë makinë kur polici është afruar për kontroll dhe ka qenë pasagjer në sedilje të pasme teksa ka qëlluar oficerin në momentin që ai ka ndalur makinën për kontroll. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vend të parë kanë zbritur nga makina dhe ky ka marrë mjetin dhe është larguar dhe rreth 3 kilometra e ka braktisur mjetin.
Plumbi e ka kapur në zemër efektivin, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb