RROGOZHINA

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja 33-vjeçarit Klevis Kapllani në Seneballaj të Rrogozhinës pak ditë më parë.

Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se se arma e llojit pistoletë e gjetur vetëm pak metra larg trupit të pajetë të 33- vjecarit nuk ka bërë asnjë qitje dhe është e autorëve.
Grupi hetimor ka mbërritur në këtë parfundim pas krahasimit të bërë me gëzhojat e mbledhura në vendngjarje është zbuluar se pikërisht nga kjo pistoletë nuk është bërë qitje dhe dyshojnë se arma i ka rënë në tokë një nga dy autorët e dyshuar të vrasjes, gjatë kohës që ata po largoheshin me shpejtësi pasi kryen krimin.

Grupi hetimor ka konfirmuar faktin se ekspertiza paraprake ka zbuluar disa shenja gishtat të lëna mbi armë, të cilat po verifikohen ndërsa pistoleta e tipit “Glok” është e vetmja provë e fortë për hetuesit, që mund t’i çojë drejt identifikimit të autorëve.

Burime nga policia e Kavajës pohuan për “Balkanweb” se po mban nën vëzhgim edhe disa persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në atentatin e 33-vjeçarit.
Klevis Kapllani u ekzekutua me 14 plumba brenda mjetit “Fiat Punto”, mbrëmjen e 14 shtatorit, vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb