ITALI- Detaje të reja dalin për 22 vjeçarin i cili u deportua ditën e shtunë nga Italia drejt Shqipërisë me firmën e Ministrit të Brendshëm Italian Minniti.

Në shkurt të këtij viti, i riu shqiptar me banim në Riccione kishte shkuar në Puglia, pranë kishës Maddona dei Bagni dhe ndalonte besimtarët e krishterë duke u kërkuar të shkonin në xhami, pasi aty do të gjenin Zotin e vërtetë. Disa prej qytetarëve të alarmuar dhe të shqetësuar nga veprimet e të riut njoftuan policinë.

Por shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga media italiane nuk kishte reshtur se pushuari. Madje ai i kishte tëhënë oficerëve të policisë se do të shkonte në Vatikan për t’i kërkuar Papa Françeskut që të konvertohej në mysliman.

I riu është dënuar me burgim pasi vetë ai deklaronte se ishte pjesë e ISIS. Në bazë të hetimeve të kryera, rezultonte se 22 vjeçari kishte kontakte me një eksponent të një objekti kulti, mbështetës të “luftës së shenjtë” dhe ekstremizmit islamik. Me daljen nga burgu ditën e djeshme dhe firmën e vetë Ministrit të Brendshëm Italian, 22 vjeçari është riatdhesuar nga Bolognia drejt Tiranës.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb