Detaje të reja kanë dalë nga sulmi amerikan që vrau Gjeneralin Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, të cilët po e merrnin nga aeroporti.

Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza që mbante. Ndërkohë që trupi i Al-Muhandisit nuk është gjendur ende.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb