Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen në një atentat me tritol të Preng Gjinit. Gazetarja Dorjana Bezat bën me diej për “BalkanËeb” se Preng Gjini është 51-vjeç, ndërsa dyshohet të jetë vrasësi i Kastriot Reçit.

Në lidhje me vrasjen e Reçit ai madje është shoqëruar në komisariat, por policia nuk gjeti prova dhe e la të lirë.

Kastriot Reçi, një emër i njohur në Mirditë u ekzekutua me armë zjarri më 7 janar 2020 përpara lokalit të tij në qendër të Rreshenit, duke rihapur një plagë të vjetër të hakmarrjes në Mirditë.

Emri i tij lakohej për trafik droge, ndërsa ishte edhe pronar i një televizoni me seli në Lezhe “Media Plus” dhe një bar-kafe në Rrëshen me emrin “Mirdita”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb