TIRANE- Zbulohen detaje të reja nga plagosja e ndodhur mbrëmë në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Burime të “BalkanWeb” sqarojnë se të shtënat me armë kanë ardhur si pasojë e një zënke të nisur mes Bledi Zanit 34 vjeç dhe nipit të tij Julian Koliqi.

“BalkanWeb” mëson se nipi ka shkuar në lokal dhe ka nisur të qortojë dajën që pinte alkool. Ndërsa i riu i ka kërkuar të çohet nga lokali, mes të dyve ka nisur një sherr verbal. Në sherr e sipër daja e ka kërcënuar nipin me armë dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ka sekuestruar një gëzhojë model 54 në vendngjarje. Pas identifikimit ka shkuar në banesën e tij por nuk e ka gjetur. 34-vjeçari është shpallur në kërkim që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që po punojnë për të rënë në gjurmët e tij.

Informacion paraprak
Më datë 08.05.2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Don Bosko” pas një konflikti ndërmjet shtetasve B., Z., dhe J. K., shtetasi B. Z., ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas të dy shtetasit janë larguar. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete. (foto ilustruese)
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: