LIBRAZHD

Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen Bici, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. “BalkanWeb” mëson se 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë, 53-vjeçaren Menturie Bici.

Në momentin që ka ndodhur krimi tragjik, në shtëpi ka qenë vetëm çifti, ku “BalkanWeb” mëson se shkak i ngjarjes kanë qenë kontradiktat e vazhdueshme mes tyre.

Siç bëjnë me dije burime për “BalkanWeb”, 56-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvarur në një pemë pranë banesës.

Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ku ka qenë pikërisht njëri prej tyre, që i ka gjetur ata të pajetë. Fëmija ka parë fillimisht të ëmën e pajetë në banesë dhe më pas edhe babanë e varur në pamë, dhe i shokuar ka njoftuar policinë.

Librazhd/ Informacion paraprak
Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb