Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me 15 vjecaren në Babrru të Tiranës.

Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se, ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësine e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transfetimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambjental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjecarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendres ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb