RUBIK

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Kombit, aksin rrugor Rrëshen-Rubik, me pasojë vdekjen e katër personave.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se viktimat janë pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova, ndërsa nga aksidenti ka mbetur dhe një i plagosur, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se dy automjete, një Citroen dhe një kamion, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb