Detaje të tjera tronditëse dalin në dritë nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, nga ish-burri i quajtur Etlon.

Gazetarja Dorjana Bezat, nëpërmjet një lidhjeje direkte me studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, tha se viktima është qëlluar me 7 plumba në pjesën e kraharorit.

Ndërsa sipas saj, i shoqi, më pas ka qëlluar në ajër, para se të largohej nga banesa në drejtim të një zone rurale, ku dhe u arrestua.

“Ajo ka marrë 7 plumba në pjesën e kraharorit. Eltoni më pas, nga informacionet që kam, ka qëlluar në ajër dhe është larguar”, tha gazetarja.

Ndërkohë, babai i vajzës, në një prononcim për emisionin “Zemër të hapur”, tha se nuk pranon ngushëllime nga familja e ish dhëndrit dhe e gjitha që kërkon është të vendoset drejtësi, ose në të kundërt paralajmëron vetëgjyqësi.

“Nuk kam nevojë për ngushëllime. kërkoj dënim në litar, ose nëse duan west bëjmë qest. Nuk dua më ngushëllime nga ato plehëra”, tha babai i viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb