Detaje të reja tronditëse zbardhen për vrasjen me thikë në zemër të 34-vjeçarit Idajet Dulla në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se shkak i vrasjes ka qenë një rrugë.

Dy familjet ishin në konflikt të hershëm pikërisht për këtë rrugë, e cila sot i ka marrë jetën të riut, pasi siç raportoi gazetarja Haxhiaj, autori i ka zënë rrugën viktimës dhe që këtu ka nisur sherri.

Autori i identifikuar nga policia si shtetasi Arbër Kote ishte shofer furgoni dhe pas sherrit me 34-vjeçarin, e ka qëlluar atë me thikë në zemër, duke i marrë jetën. Viktima është parë nga bashkëshortja dhe familjarë të tjerë, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt Spitalit të Durrësit, me shpresë se 34-vjeçari do të mbijetonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb