TIRANE- Pamjet që shihni vijnë nga liqeni i Farkës, ku u mbyt një 12-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:25. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se djali me inicialet Daniel D., banues në Shkozë, kishte hyrë për t’u larë në liqen bashkë me dy shokët e tij, por nuk kishte mundur do të dilte nga uji.

Djali në klasën e gjashtë ishte hedhur bashkë me ta nga pjesa e digës, por në rrethana ende të paqarta nuk arriti të dilte në sipërfaqja. Ndonëse një i ri që është gjendur afër vendngjarjes është hedhur në liqen për të shpëtuar djalin, ai nuk ka mundur dot ta gjejë atë. Sakaq, palombarët nxorren edhe trupin e pajetë.

‘BalkanWeb’ mëson se dy shokët e viktimës janë shoqëruar në komisariatin nr.1 ku po merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes së rëndë. Kjo nuk është hera e parë kur n ky liqen merr jetë njerëzish.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb