KAKAVIJË– Detaje të reja janë bërë publike pas kapjes së 63-vjeçarit në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, i cili u zbulua teksa po trafikonte 21 kg drogë me makinën e tij.

Mjeti i kapur sot me drogë rezulton me targa EKM 9107, makinë e tipit “OPEL ZAFIRA “ me drejtues Kristo Kati, i lindur 15.10.1955 në Finiq Sarandë dhe banues në Athinë Greqi, raporton “BalkanWeb”.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se ky shtetas me ketë mjet ka kaluar me 25.10.2018 në orën 08.49 nga pika kufitare e Kakavijës në dalje për Greqi. Sasia e drogës ka kaluar nga mali dhe është ngarkuar në tokë greke tek mjeti i Katit. Kati rezulton si person i dyshuar dhe në ndjekje nga policia shqiptare për trafik droge.

Kujtojmë se i arrestuari rezulton të jetë me shtetësi shqiptare dhe me kombësi greke, ndërkaq po merren të gjitha masat e duhura ligjore ndaj 63-vjeçarit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb