SARANDË

Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet partnere ka ekstraduar nga Greqia shqiptarin e kërkuar për vrasje.

Bëhet fjalë për 55-vjeçarin, Kudret Shametaj. Gazetarja e “BalkanWeb”, Shpresa Dine thotë se ky i fundit akuzohet se në vitin 1997 në Manastir të Sarandës, ka vrarë të riun Andon Merkuri, vëllai i ish-Kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Merkuri.

Page
Page

Shametaj është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale vrasje. Shametaj dhe Merkuri u konfliktuan për një gomë automjeti dhe Shametaj qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj të riut. Ai ka lindur në Kuç të Vlorës, ndërsa rezultonte si një nga personat me të kërkuar nga policia e Sarandës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: