Balkanweb siguron emrat e personave të arrestuar nga policia greke në kufirin greko-shqiptar si transportues të drogës që u gjet në makinën e Alket Dhrosos. Sipas policisë së Igumenicës, ata janë vëllezërit Izet dhe Albert Çalamëni, 30 dhe 28 vjeç, banorë të përkohshëm të Sarandës.

Izeti, i dënuar më parë nga Gjykata e Sarandës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Personi i tretë i arrestuar është Klodian Gjinaj, 32 vjeç. Ata janë thjesht transportues të çantave me drogë nga kufiri i gjelbër.

Në kërkim janë edhe tre të tjerë që ende nuk janë kapur pasi Alket Dhroso nga Saranda ka deklaruar se drogën e kanë kaluar nga mali 6 persona dhe ai ka shkuar e ka marrë me makinë.
Policia greke nisi një operacion të madh në kufi me Shqipërinë pas arrestimit të Dhrosos me 174 kg marijuanë, në rrugën rurale Filat-Igumenicë.

Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Igumenicës, Ilia Dodi janë ngritur pika kontrolli në kufi pranë fshatit Smerto pasi Dhroso ka deklaruar se drogën e ka marrë nga 6 shqiptarë të tjerë në kufirin e gjelbër. Pas dëshmisë së tij policia ka arritur në identifikimin dhe arrestimin e 3 të tjerëve.

Ky është vendimi i dënimit të Izet Calamenit në Sarandë. Në vendimin e siguruar nga Balkanweb vërehen disa detaje.

30-vjeçari Çalameni ka qenë i dëbuar nga Gjermania dhe ka tentuar të shkojë më këmbë në Greqi si emigrant për arsye ekonomike por është ndaluar nga policia dhe është dënuar me gjobë.  Aktualisht ai punon si bodyguard në lokale nate dhe në vendimin e gjykatës thuhet se është në gjendje të vështirë ekonomike.

Pikërisht këta njerëz, përdoren nga trafikantët për transportin e drogës kundrej një pagese shumë të vogël.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/10/Izet-Calameni.pdf”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: