Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 23-vjeçarit Kei Piku në Elbasan. “BalkanWeb” mëson se i riu dhe autori i krimit njiheshin me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Po ashtu mësohet se gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, 23-vjeçari ka qenë duke lëvizur me makinë dhe pasi dëgjoi të shtënat me armë, tentoi që të futej në një lokal. Por një plumb e kapi atë në këmbë, ndërsa fatmirësisht arma e autorit u bllokua pas gjuajtjes së dytë.

Atentati është i ngjashëm me skemën e disa krimeve të kryera gjatë muajve të fundit në Elbasan e Peqin. Atentati Dyshohet të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale të mëparshme dhe ka si motiv prishjen e pazareve të drogës.

I riu u gjet i plagosur nga policia dhe u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që janë disa të shoqëruar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: