Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Konispol, ku një 4-vjeçar është mbytur në liqenin e Mursisë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se i mituri ishte me babanë Thanas Smaçi dhe nënën Shefikat Kushe, afër kanalit ushqyes të liqenit të ku kanë bletët. Fëmija teksa po luante është larguar pa u vënë re nga prindërit, ndërsa kishte rënë në kanal.

Pasi prindërit kishin vënë re mungesën e tij, nisën kërkimet në liqen bashkë me banorë të zonës, ndërsa trupi i pajetë i vogëlushit u gjet rreth gjysmë ore më vonë. Sipas bluzave të bardha fëmija ka shkuar në spital pa shenja jete, e megjithatë iu bë EKG për të parë nëse i kishte ndalur zemra apo jo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

4-vjeçari ishte fëmija i vetëm i familjes Smaçi, ndërsa nëna ishte 6 muajshe shtatzënë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: