Vijojnë hetimet për zbardhjen e vdekjes së 53 emigrantëve në Teksas, ku sipas dokumenteve të gjykatës mësohet të jenë asfiksuar, pasi kondicioneri kishte ndaluar së punuari.

Së fundmi është identifikuar edhe shoferi i kamionit, Homero Zamorano, 45 vjeç, i cili u gjend i fshehur përreth zonës, ku ishte ndalur kamioni dhe u shtir sikur ishte një prej të mbijetuarve. Ai është një nga katër personat e akuzuar për këtë tragjedi.
Ai u arrestua kur fotot e mbikëqyrjes treguan se po ngiste kamionin duke kaluar një pikë kontrolli të Patrullës Kufitare të SHBA në Laredo, Teksas.

  • foto galeri
  • foto galeri

Disa fëmijë të gjetur në kamion janë ende duke u trajtuar në spital. Viktimat ishin nga Meksika, Hondurasi, El Salvadori dhe Guatemala.
Ky është incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA-së. Sipas dokumenteve të gjykatës federale, një informator konfidencial i qeverisë që punonte për Emigracionin, Doganat dhe Policinë e Teksasit u tha zyrtarëve se Zamorano dhe i dyshuari i dytë Martínez kishin komunikuar së bashku pasi u raportuan vdekjet, shkruan BBC.

Martínez dyshohet të ketë thënë se “Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar kishte ndaluar së punuari dhe kjo ishte arsyeja pse emigrantët ndërruan jetë”. Dokumentet shtojnë se informatori dhe Martínez ishin duke qëndruar disa metra larg njëri-tjetrit kur u zhvillua biseda. Ky është incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: