BalkanWeb zbardh të tjera detaje nga arrestimi i Arlen Hasanajt, autor i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në derën e jashtme të banesës së Armand Dukës, kreut të FSHF-së. Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen nr.4 në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se 34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga policia falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku autori i dyshuar ka lëvizur. Po ashtu Haxhiaj ka zbuluar edhe itinerarin e Hasanajt, i cili thuhet se ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip ‘ML’ dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën.

Ndër të tjera dyshohet se lëndën plasëse i riu dyshohet se e ka marrë në një pallat pranë lagjes nr.4, në të njëjtën zonë ku ka edhe një biznes të tijin. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse i riu ka ndërmarrë këtë akt, ndërkohë që është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së banesës së Dukës dhe bizneseve që ndodhen aty pranë vendit të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: