Karriera në rrezik serioz, por mund të kishte shkuar më keq se kaq. Një ditë pas aksidentit me makinë mjekët kanë zbuluar gjëndjen shëndetësore të Tiger Woods. Kampioni i madh i golfit iu nënshtuar një operacioni të gjatë për një dëmtim “domethënës në këmbën e djathtë”, siç bëhet e ditur në buletinin mjeksor. Woods ka edhe fraktura të tjera, por sipas menaxherit të tij, ai rrezikoi seriozisht jetën.

Kampioni i golfit është i vetëdijshëm, por periudha e rikuperimit do të jetë e gjatë dhe mund t’i japë fund karrierës së tij të shkëlqyer. Ndërkohë, sherifi i Los Angeles ka dhënë detaje mbi aksidentin e Ëoods. Shpejtësia e madhe e ka nxjerrë Woods jasht rruge, teksa për fatin e mirë nuk kishte persona të tjerë në makinën që u përplas më pas me një pemë. Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar të autoriteve, asnjë mjet tjetër nuk është përfshirë në këtë aksident. Sipas verifikimeve të para, kampioni amerikan nuk kishte përdorur alkool apo substanca të tjera të ndaluara.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: