Edicioni i 60-të i festivalit të këngës në RTSH do të mbahet në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Një konferencë për mediat u ndal te prurjet, mënyra e përzgjedhjes dhe debatet për ata që nuk u pranuan.

Drejtori i festivalit Martin Leka tha se këngët u zgjodhën pa ditur autorët. Ndërsa Kantautori Ardit Gjebrea deklaroi se mban përgjegjësi për këngët e zgjedhura.
Drejtori artistik Elton Deda tha se është një festival jubile shumë i bukur.

Me 20 këngëtarë të zgjedhur në konkurrim, ku ka emra të rinj e të njohur, nata e dytë e festivalit i ka rezervuar kantautorit Ardit Gjebrea, si artist i kapërcyellit mes dy kohëve, një mbrëmje që risjell më të mirën e 6 dekadave. Me regjinë e Redi Trenit, skenografinë e Albi Ciffligut dhe skenarin e Zefina Hasanit e Kozeta Kurtit, prezantimi ndahet mes Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit e Kelvi Kadillit. Publiku në Pallatin e Kongreseve do të jetë i kufizuar dhe me certifikatë vaksinimi ose tampon negative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb