VLORË- Ndërsa kanë kaluar pak orë nga atentati me armë zjarri që iu bë në afërsi të një karburanti në rrugën “Transballkanike” të Vlorës, 39-vjeçarit Ferdinand Llanaj dhe mikut të tij, Dritan Begaj 50 vjeç, BalkanWeb mëson të tjera detaje.

Sipas raportimit të gazetarit Enrik Mehmeti autori lëvizte në këmbë dhe ishte i pa maskuar. Ai dyshohet të ketë qëlluar fillimisht me një kallashnikov, e më pas ka përdorur pistoletën tip “Beretta” që u gjet në vendngjarje. Objektiv i shënjestrës dyshohet të ketë qënë Ferdinandi.

Autori mësohet të ketë qëlluar plot 20 herë mbi makinën ku udhëtonte Ferdinand Llanaj, djali i Baftjar Llanajt i ekzekutuar 6 vite më parë në afërsi të Selenicës për hakmarrje.

Sipas gazetarit Mehmeti, policia e Vlorës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të parë nëse kanë arritur ta fiksojnë atentatorin.

Informacion paraprak
Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb