Greqia është kapluar nga dhimbja dhe zia pas tragjedisë së rëndë shkaktuar pas përplasjes së dy trenave, ku humbën jetën të paktën 57 persona.

Drejtori i stacionit të Larisës, i cili është arrestuar, përballet me akuza më të rënda dhe autoritetet po hetojnë çdo veprim të tij.

Sipas “Alpha” thonë se shoferi i trenit dyshohet se u përpoq të kontaktonte drejtorin e stacionit në sekondat e fundit përpara se trenat të përplaseshin në Tempe, por nuk mori asnjë përgjigje.

Shoferi i trenit Intercity 62 pasi ka kuptuar se është futur në krahun e kundërt, ka pyetur: Jam fut në linjë, a jam mirë këtu?

Por drejtori i stacionit nuk u përgjigj.

Mirëpo, siç sqarohet, policia nuk ka analizuar të gjithë materialin nga kamerat. Drejtuesit e trenave kanë vazhduar në drejtime të kundërta për disa minuta, deri sa janë përplasur kokë me kokë me shpejtësi të madhe.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: