Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, ku u gjet i vrarë me një plumb në gjoks punonjësi i FNSH-së, Xhuljo Prela, 26-vjeç.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se ai ka qenë duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit dhe në autostradën Milot – Lezhë është qëlluar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar.

Po sipas të njëjtave burime, në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja arme zjarri.

Sipas gazetarit Ndreka që ka biseduar me kolegët e tij, i riu nuk njihej si person me probleme, nuk kishte as hasmëri. Dyshimet e para të policisë lidhen me një vrasje për shkak të detyrës.

26 vjeçari Xhulio Prela, banonte Tiranë dhe me origjinë ishte nga Puka. Ai ndiqte studimet në Akademinë e Policisë në vitin e 3-të.

Prela prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër, ndërsa kishte punuar edhe dy vite në Komisariatin Policisë Lezhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb