TIRANE- Një ditë pas arrestimit të grupit që grabiste kasaforta në Tiranë, janë mësuar dhe detaje se si policia ra në gjurmët e grupit. Hetimi kishte nisur prej dy muajsh nga Drejtoria Vendore e Tiranës, pas disa muajsh kërkime nga komisariatet e saj.

Burime policore thanë për “BalkanWeb” se hetimi është zhvilluar me metoda speciale dhe se policia kishte marrë informacione mbi anëtarët e grupit. Grupi i strukturuar linte shumë pak gjurmë në vendin e ngjarjes.

Bashkë me informacionet e grumbulluara në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe mjetet që ata përdornin. 5 të arrestuarit përdornin disa makina midis tyre 2 të vjedhura një “Benz” dhe një “BMW” dhe makinat e tjera i merrnin me qira.

Pikërisht GPS i makinave me qira ka ardhur në ndihmë të policisë për të identifikuar më mirë dhe për të arrestuar grupin që tmerronte Tiranën prej disa muajsh. Fillimisht para policisë, 5 të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat por kur janë paraqitur provat ata nuk kanë folur. Grupi i kasafortave dyshohet edhe për disa ngjarje të vitit 2016, 6 të tjera në Durrës dhe dy në Berat. Deri më tani, policia ka dokumentuar 11 grabitje në Tiranë dhe në Kavajë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb