TIRANË

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen e rëndë ndodhur tre ditë më parë në Tiranë por me një plan të mirëmenduar nga tre kriminelë që kanë shantazhuar me video intime një 13-vjeçar me qëllim grabitjen e shtëpisë së tezes së tij.

Policia thotë se dy të arrestuarit Valter Hysja, 20 vjeç, Fatmir Haxhiu, 21 vjeç dhe 46-vjeçari i shpallur në kërkim Bledar Matja akuzohen për vjedhjen e bizhuterive me vlerë 5 mijë euro në banesën e shtetases me iniciale E.S., tezja e të miturit.

Sipas policisë, ngjarja është zbardhur dhe është dokumentuar mekanizmi dhe metodat e ndjekura për të kryer vjedhjen.

Të tre të akuzuarit janë banues në Kombinat, Tiranë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë shantazhuar një të mitur 13-vjeçar se do t’i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllim që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.

Ata akuzohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me minorenin, duke e filmuar me celular dhe më pas videon e kanë përdorur për shantazh. Pas hetimit për vjedhjen policia ka zbuluar dhe pjesën tjetër të ajsbergut kriminal të dy të rinjve dhe 45-vjeçarit që kanë shfrytëzuar të miturin për qëllime kriminale.

Për arsye hetimore policia nuk jep të dhëna të tjera. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb