Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë, me emrin “Yacht”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në  lagjen nr.4.

Hoteli mësohet se është në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.

Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë. Nga informacionet paraprake, hoteli ishte pak ditë para inaugurimit, ndërsa i është vendosur tritol edhe në vitin 2021.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb