VLORE- Gazetari Enrik Mehmeti ka treguar detaje të reja në lidhje me gomonen e gjetur pak më herët nga policia në afërsi të Petroliferë në Vlorës.

Ai tregoi për Balkanweb se gomonia ka qenë e tejmbushur me drogë, mendohet rreth 500 kg.  Gomonia me një motor ishte e mbuluar me një qese jeshile për të mos rënë në sy të helikopterëve kur lëvizte në det.

Deri tani nuk është identifikuar asnjë person, janë shoqëruar 3 persona, edhe pse dyshohet për shtetas shqiptar. Vetë policia po heton personat që mund të kenë lidhje me gomonen. Duke qenë se gomonia dhe makina kanë qenë në distancë të afërt mendohet se kanë lidhje me njëra tjetrën.

20180212-110741

Nga raportimet e para, dyshohet se gomonia tërhiqej nga mjeti që u gjet i zhytur. Pak me heret një fuoristradë xhip me targa të huaja është gjetur e braktisur në bregdetin e Vlorës. Automjeti me targa italiane BG643 GX është gjetur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër. Kanë qenë banorët e zonës që kanë sinjalizuar policinë për makinën që kishte mbetur në ujë.

Nuk dihet arsyeja përse makina ka përfunduar në ujë, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë përdorur për të tërhequr gomonen me drogë që u gjet tashmë.

DEKLARATA E POLICISË
Më datë 12.02.2018, në lagjen “1 Maji”, në zonën e quajtur plazhi i vjetër, shërbimet e Policisë së DVP.Vlorë, ato të Kufirit dhe Delta Forcë në vijim të kontrollit të vijës bregdetare të nisur mbrëmjen e djeshme nga toka dhe deti mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafik të lëndëve narkotike, kanë gjetur të zhytur rreth 20 metra brenda në det një mjet tip “Jeep”, me targa të huaja.

Gjithashtu po në vijim të kontrollit për gjetjen e mjetit lundrues, në afërsi të vendit të quajtur Petroliferë nga shërbimet policore është gjetur një mjet lundrues tip gomone me gjatësi rreth 5 metra dhe me një sasi lënde narkotike në brendësi.

Grupi hetimor i ndodhur në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimore nuk jepen më tepër të dhëna.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: