Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që ndodhi në Vlorë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Bledar Birçaj. pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se edhe viktima ishte i armatosur në momentin kur ndodhi ngjarja. Mësohet se nga gjatë 40-vjeçarit iu gjet në brez një pistoletë bereta e mbushur me krehër. Birçaj ishte në timon të mjetit BMW x5 me targe AA797CS.

Bezat raporton mes të tjerash se vrasja u krye me kallashnikov modej 56, ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia sekuestroi në vendngjarje 29 gëzhoja.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb