Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Shëngjin, ku një i riu u mbyt tragjikisht.

Burime për gazetarin e ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ Elidon Ndreka bënë me dije se 34-vjeçari nga Ferizaj po notonte tek Rana e Hedhun në Shëngjin, ndërkohë që ka qenë një gropë në det ajo që i ka marrë jetën.

Bashkë me të ka qenë edhe një shok i tij, i cili është munduar që ta shpëtojë. Tragjike ishte fakti se gjithë skena është parë nga bregu edhe vëllai i 34-vjeçarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: