Eva Braun dhe Adolf Hitler, lideri i lëvizjes naziste në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishin marrëdhënie seksuale të vakëta për shkak të efektit të drogërave të ndryshme.

Kështu shkruhet në librin e tij të ri “Blitzed: Drugs in the Third Reich” gazetari gjerman Norman Ohler. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ABC, Ohler tha se Hitler konsumonte kokainë, metanfetaminë, testosteron dhe substanca të tjera që e ndihmonin për të përmirësuar rendimentin e tij seksual. Dakord me autorin e librit, bie edhe mjeku që kujdesej për Hitlerin, Theo Morell, i cili tha se ai merrte rreth 74 substanca të ndryshme për të shmangur kompleksin e tij të inferioritetit.

Ohler tregon se Hitleri filloi të merrte testosteron kur njohu Evën për të përmirësuar cilësinë e marrëdhënieve seksuale, ndërsa Eva merrte shpesh hormone për të mos pasur menstruacione gjatë takimeve me Fuhrerin.

Pasi lufta u bë më e vështirë dhe fitorja filloi të perceptohej si më pak e sigurt, ai filloi të kishte nevojë për droga më të forta. Filloi të humbiste karizmin dhe besimin në vetvete.

Në një nga pasazhet më të veçanta, Ohler përshkruan se si “venat e Hitlerit ishin aq të “shpartalluara” në fund të vitit 1944, aq sa dhe mjeku i tij, Theo Morell, vështirë se mund të bënte injektime të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: