BERAT

Zbardhen detaje të reja nga pengmarrja e ndodhur në Berat.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se personat e marrë peng iu kishin borxh autorëve një shumë lekësh.

Siç mëson gazetarja Petova, autorët Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha i kanë mbajtur peng për disa orë shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.

Ata i kanë marrë në një makinë dhe i kanë mbajtur peng në periferi të qytetit të Beratit, mbrëmjen e kaluar, ku edhe i kanë dhunuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb