Ditën e hënë, më 17 shkurt, do të zhvillohet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa u shkatërruan qindra ndërtesa, duke lënë pas një dëm të përllogaritur në rreth 1 miliard euro.

“News24” dhe “BalkanWeb” mësojnë se Konferenca do të hapet nga Presidentja e Komisionit të Evropës, Ursula Von der Leyen, së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, në orën 14:30.

Më pas, do të ketë një prezantim nga komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarčič, për reagimin fillestar të emergjencës dhe për vlerësimin e nevojave pas tërmetit.

Ndërkohë, në orën 16:30 do të nisë seanca e donatorëve, e cila do të hapet dhe do të mbyllet nga komisioneri Olivér Várhelyi. Ndërsa në orën 18:45, pritet të ketë një konferencë nga Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb