SELANIK

Një burrë 40 vjeç nga Shqipëria u arrestua nga policia greke, pasi dyshohet se ishte autori i vrasjes dhe grabitjes së një 85-vjeçareje në Plagiari të Selanikut, në gusht 2015.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Selanik ka lajmëruar rastin e arrestimit të shqiptarit, pasi ishte për disa vite në kërkim.

“Oficerët e Departamentit të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut për Krimet e Jetës dhe Lirisë arrestuan dje në mëngjes në zonën e Plagiariou, një shqiptar 40 vjeç pasi akuzohet për grabitje dhe vrasje. 40-vjeçari i huaj me banim në Greqi akuzohet saktësisht për një ngjarje të ndodhur në Plagiari më datë 15.08.2015, ku u vra gjatë një grabitje një e moshuar greke”, thuhet në deklaratën e policisë helene.

Hetimet e Departamentit të Krimeve ndaj Personit në Selanik po vazhdojnë, për të gjetur persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtor të 40-vjeçarit nga Shqipëria.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb