Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e kambistit Shefqet Muço në Korçë, ku autorët i morën 40 milionë lekë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se njëri prej autorëve të krimit, Martin Arëza, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia, ka qenë më parë polic.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Kodra, Arëza ka qenë polic kufiri, ku falsifikonte dokumentet për kalim të paligjshëm. Martin Arëza është arrestuar në vitin 2015 për falsifikim dokumentesh dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, si dhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Ish-polici u kap në qytetin e Tiranës, së bashku me përkrahësin e tij, 28-vjeçarin Adhurim Shega, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, me mjetin tip “Volkswagen Polo”, në pronësi të Arzws.

Gjatë kontrollit fizik, ish-policit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dokument policie dhe simbole të tjera dalluese të policisë, që ky shtetas i përdorte me qëllim që të shmangte kapjen nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb