DURRES- Detaje të reja zbulohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një të mituri në Thumanë të Krujës, rast i denoncuar një ditë më parë nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Policia e Durrësit, siç raporton për “BalkanWeb”, gazetarja Klodjana Haxhiaj ka dyshime të forta se autori i dhunës seksuale është shtetasi Dashamir Toci 34 vjeç nga Thumana e Krujës, për të cilin gjykata dha masën arrest me burg.

Ndërsa pritet ekspertiza mjeko –ligjore e të miturit, mësohet se i riu monstër ka qene edhe më herët i dënuar. Burime zyrtare të policisë së Durrësit bënë me dije se nga marrja në pyetje e familjarëve të 34 vjeçarit dyshohet se ai vuan edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe vite më parë është kuruar në një spital psikiatrik.

Dashamir Toci
Dashamir Toci

NGJARJA
Sipas të dhënave policore, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 28 Prill. 34 vjeçari u arrestua nga policia e Krujës menjëherë sapo nëna e 6 vjeçarit denoncoi në polici rastin e dhunimit të fëmijës.
Burimet policore pohojnë se do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të shuar çdo dyshim të nënës së 6 vjeçarit në lidhje me ngjarjen. Burimet thonë se edhe prokuroria pritet të kërkojë ekzaminim të shëndetit mendor për Dashamir Toçin. Sipas burimeve policore, nëse nga ekspertiza rezulton se 34 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturin, ai konsiderohet person me rrezikshëri të lartë shoqërore.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital, foli për fshehje të ngjarjes nga policia, pasi dhunuesi kishte me lidhje me kreun e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: