Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje live nga vendgjarja për News24 ka zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin me tritol në zonën e Saukut, ku u plagos rëndë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

“Dëshmitarët okularë kanë lajmëruar ambulancën dhe ambulanca ka bërë transportimin  drejt spitalit”, tha Çelmeta.

Mësohet se Sadikaj, i cili është nga Berati udhëtonte i vetëm me makinën që ka shpërthyer dhe është shkrumbuar totalisht.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka dyshime se ndaj 27-vjeçarit është bërë atentat, ndërsa nuk ka informacion për precedentë të mëparshëm penalë. Grupi hetimor po hetohen për konflikte të mëparshme të tij me persona të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb