Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën. Sipas informacioneve nga blutë e Tiranës, shtetasi Fatos Alimadhi, gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Gazetari  Igli Çelmeta, raporton për Balkanweb se një shtetas kishte marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh kishte ndërruar jetë, ndërsa përmbaruesi  privat i kishte bllokuar llogaritë familjarëve të të ndjerit, pa lajmëruar. (Kur një person ndërron jetë, kredinë e mbulon siguracioni i jetës)
Ky

Po ashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për po të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.

Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedohen penalisht 2 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb